Italia paralajmërim rreth marrëveshjes për refugjatët BE-Turqi

08.08.2016 19:44:58

Ministri i Brendshëm italian, Angelino Alfano tha se në rast se Turqia anulon marrëveshjen e refugjatëve kjo do të jetë me ndikim rrënues për Evropën.

Ministri Alfano në një deklaratë për një prej gazetave me tirazhin më të lartë në vend La Repubblica ka folur rreth diskutimeve se Turqia do të anulojë marrëveshjen e refugjatëve në rast të mos liberalizimit të vizave.