Italia shënon numrin më të ulët të viktimave nga koronavirusi pas gati tre muajsh

24.05.2020 19:03:37

Italia ka raportuar 50 viktima lidhur me koronavirusin, kanë bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë italiane në konferencën e përditshme të dielën. Ky është numri më i ulët i viktimave pas gati tre muajsh.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve nga Covid-19 ka arritur në 32,785 në vend, sipas të njëjtit burimortuar edhe 531 raste të reja me sëmundjen që shkakton Covid-19. Shifra akumulative e rasteve me virusin pandemik ka shkuar në 229,858.

Deri më tani Italia ka raportuar 140,479 të shëruar.

Shteti i Gadishullit Apenin ka 56, 594 raste aktive.