Italia trembet nga të tjera tërmete

06.09.2016 09:28:02

Ende nuk janë ndalur dridhjet e tokës në Italinë qendrore. Mediat italiane raportojnë se një tërmet me magnitudë 3.5 është regjistruar në orën 23:36 të mbrëmjes së djeshme në provincën e Rieti në kufirin e Marche dhe Abruzo.

Sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkaneve, tërmeti ka qenë në thellësi 10 km dhe epiqendër 5 km nga Amatrice dhe 9 km nga Accumoli.

Nuk raportohet për dëmtime, por kjo ka tmerruar sërish banorët. Pas këtij tërmeti një tjetër u regjistrua në orën 2:18 me magnitudë 3.2. Tërmeti i dytë ishte me thellësi 10 km dhe epiqendër 5 km nga Amatrice dhe 8 km nga Accumoli.