Italia trondit sërish, 636 viktima nga koronavirusi në vetëm 24 orët e fundit

06.04.2020 18:11:44

Italia vijon sërish me shifra të trishta të viktimave prej koronavirusit, duke vijuar të jetë shteti me më shumë të vdekur.

Në raportin e 24 orëve të fundit, konfirmohet se në shtetin fqinj, kanë gjetur vdekjen 636 persona, duke e çuar në 16.523 numrin total të viktimave. Të infektuarit e rinj janë 3599, ose 717 më pak se një ditë më parë.

Deri më tani raportohet një numër total i të infektuarish prej 132.547 personash, ose 3599 më shumë se dje. Ndërkohë shkon në 120 numri i viktimave në radhët e personelit shëndetësor, mes tyre 87 mjekë, 25 infermierë dhe 6 farmacistë.