Italia vendos një bazë ajrore në shërbim të Amerikës

04.08.2016 11:54:13

Sipas një njoftimi të agjencisë Reuters të lajmeve, ministrja e mbrojtjes e Italisë znj. Roberta Pinioti deklaroi se Roma ka vendosur në shërbim të Amerikës një prej aeroporteve të saj.

Ky vendim i ministrisë së mbrojtjes të Italisë u mor pas një alarm rreziku terrorist në Itali. Grupi i terrorist Wilayat Sayna i ISIS në Sinai ka shpërndarë një video prej 35 minutash ku kërcënon se së shpejti do të mbërrijnë në Romë. Nën imazhet e sheshit Navona në Romë “pas atentatit të rrëzimit të avionit rus së shpejti do të takohemi në në Romë. Ky është vetëm fillimi”, thuhet në video.

Ndërkohë gjatë orëve të fundit me urdhër të Prokurorisë së qytetit të Toronis është dëbuar nga shteti italian shtetasi pakistanez, 26 vjeçari Aftab Farook rezident në Vaprio D’Adda me akuzën se aspironte të behej një luftëtar i ISIS. Ndërsa 3 imamë rezidentë në Provincën e Xhenovas janë arrestuar me akuzën se kanë favorizuar përfshirjen e një të riu sirian që jetonte në Itali, në radhët e grupit terrorist Al Nusra