IU VAZHDOHET MANDATI 17 PROKURORËVE TË EULEX, EMËROHET EDHE NJË I RI

29.07.2016 19:40:29

Vendimi është  marrë pas vazhdimit të mandatit të misionit të BE-së për sundim të ligjit nga ana e Kuvendit të Kosovës

Këshilli Prokurorial i Kosovës unanimisht ka vendosur për vazhdimin e mandatit të 17 prokurorëve të EULEX-it si dhe emërimin e një prokurori të ri nga radhët e këtij misioni në Kosovë.

Vendimi është  marrë pas vazhdimit të mandatit të misionit të BE-së për sundim të ligjit nga ana e Kuvendit të Kosovës, njofton Klan Kosova.

Pas kësaj, këta prokurorë do të dërgohen edhe në zyrën e presidentit të vendit në mënyrë që mandati i tyre të vazhdohet.