Ivanka Trump dhe sytë e saj magjikë që ndryshojnë ngjyrën

13.04.2017 09:52:05

Përderisa shumica e njerëzve diskutojnë rreth rolit të Ivanka Trumpit si punëtore zyrtare e qeverisë, të tjerët kanë filluar të thurin pyetje për diçka krejt tjetër: për ngjyrën e saj natyrale të syve.

Së fundmi ka filluar një debat i ri në rrjetet sociale, i cili përqendrohet në ngjyrën e syve të Ivankas dhe pyetja kryesore rreth këtij debati është se a përdor 35 vjeçarja lente me ngjyrë të gjelbër apo jo, transmeton Telegrafi.

Në disa fotografi të caktuara sytë e saj mbajnë ngjyrë të gjelbër, ndërsa në disa tjera mbajnë ngjyrë kafe… konfuze, apo jo?

Revista Esquire ka qenë ndër të parat që e ka vërejtur këtë fenomen, qysh në nëntorin e vitit 2016. Thënë më mirë, revista kishte publikuar një fotografi ku Ivanka gjatë Konventës Kombëtare Republikane ishte parë se gjatë të njëjtës ditë kishte pasur dy ngjyra të ndryshme të syve.

Normalisht ngjyra e syve te njerëzit mund të duket ndryshe duke u bazuar në shumë faktorë – çfarë rroba kanë veshur, a ka ndryshuar ndriçimi me dritë apo a ka ndryshuar ngjyra e flokëve.

Më poshtë i keni disa fotografi të Ivankas përgjatë viteve, ku mund të shihni se ngjyra e saj e syve ndryshon herë pas here…