Ivanov dekoron individë dhe një organizatë nga diasapora maqedonase

20.07.2016 10:15:30

Presidenti maqedonas Gjorge Ivanov do të dekorojë sot me “Medalje për merita për Maqedoninë” katër individë – pjesëtarë të diasporës së Maqedonisë dhe do ta ndajë mirënjohjen “Kartë e Republikës së Maqedonisë” për “Lidhjen e Maqedonisë në Mbretërinë e Suedisë”.

Me “Medalje për merita për Maqedoninë”, siç informojnë nga Kabineti i Ivanovit, do të dekorohen Ivan Tërposki nga Australia, Kirill Hristovski nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Liljana Stoillkovska – Andonovska nga Mbretëria e Suedisë dhe Borçe Veliçkovski nga Republika e Serbisë.

Medaljet ndahen “për përkushtimin dhe angazhimin e tyre të jashtëzakonshëm në punën e tyre në vendet e tyre, me ç’rast kanë dhënë kontribut të rëndësishëm për afirmimin e Republikës së Maqedonisë në botë dhe për avancimin e marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit me shtetet në të cilët jetojnë”.

Mirënjohja “Kartë e Republikës së Maqedonisë” i ndahet “Lidhjes së Maqedonisë në Mbretërinë e Suedisë” për “merita dhe arritje të posaçme në veprimtarinë e saj si asociacion për ruajtjen dhe afirmimin e traditave dhe vlerave historike, kulturore dhe shpirtërore të Maqedonisë në botë, si dhe për kontributin për avancim të marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit të Republikës së Maqedonisë me Mbretërinë e Suedisë”, thuhet në komunikatën e kabinetit të Ivanovit.