Ivanov do ta dekorojë Batalionin e policisë ushtarake dhe Batalionin e inxhinierisë së ARM

17.08.2016 19:46:06

Nesër me rastin e Ditës së Armatës së Republikës së Maqedonisë, presidenti Ivanov me Urdhrin për merita ushtarake do ta dekorojë Batalionin e policisë ushtarake dhe Batalionin e inxhinierisë pranë Armatës së Republikës së Maqedonisë.

„Urdhri për merita ushtarake këtyre dy batalioneve të ARM u jepet për kontribut të jashtëzakonshëm dhe përkrahje të ruajtjes së sovranitetit, pavarësisë dhe integritetit territorial të Republikës së Maqedonisë, si dhe për përforcimin e sigurisë kombëtare dhe sigurisë së qytetarë të Maqedonisë, sidomos në menaxhimin me krizën e refugjatëve si sfidë globale e sigurisë“, njoftojnë nga kabineti i Ivanov.

Ivanov nesër do të drejtohet edhe në ceremoninë qendrore me rastin e shënimit të 18 gushtit, Ditës së Armatës së Republikës së Maqedonisë, e cila do të organizohet para platesë së Ministrisë për mbrojtje me fillim në ora 10.