Ivanov: Kriza po e merr energjinë dhe perspektivën e të rinjëve

11.10.2016 18:23:57

Kryetari i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, në manifestimin për ditën e Kryengritjes së Maqedonisë ka folur për të kaluarën dhe për të ardhmen e rinisë në Maqedoni.

Nëse ka një ide e cila na shtyu drejt “stuhive të historisë”, ajo është ideja për lirinë e Maqedonisë, duke iu falenderuar kësaj ideje ne kemi gjetur fuqi që t’i tejkalojmë gjithë vështirësitë tona” tha presidenti Gjorge Ivanov.

Ai apeloi për tejkalimin e krizës aktuale në Maqedoni e cila po ua merr perspektivën të rinjëve në vend.