Ivanov: Pres që këtë vit Maqedonia të merr ftesë për anëtarësim në NATO

02.01.2019 15:51:16

Presidenti Gjorge Ivanov sot vizitoi pjestarët e ARM-së në kazermën “Çede Filipovski-Dame” në Kërçovë.

Presim që ky vit të jetë i suksesshëm për Ushtrinë, gjegjësisht Ushtria duhet ta merr atë që i takon, përfundimisht të bëhet anëtare e NATO-s, ta marrim ftesën, dhe Maqedonia përfundimisht të bëhet anëtare e NATO-s”- deklaroi Gjorge Ivanov, president i Republikës së Maqedonisë.

Presidenti maqedonas pas drekës së përbashkët me pjestarët e ARM-së nëpërmjet një thirrje me video-lidhje i uroi Vitin e Ri pjestarëve të vendosur në kufirin jugor të vendit si dhe pjesëmarrësit në misionet në Afganistan, Liban dhe Bosnje dhe Herzegovinë. Ivanov i uroi atyre përfundimin me sukses të misioneve dhe kthimin në shtëpitë e tyre shkruan Alsat M.