Ivanova: SOS fshati i fëmijëve ua ka hapur dyert fëmijëve për një jetë më të mirë

30.11.2016 20:19:29

Nën mbikëqyrjen e Maja Ivanova – gruas së presidentit të Maqedonisë dhe Ambasadës së Austrisë në Maqedoni, sot në Teatrin Kombëtar të Maqedonisë është shënuar 15 vjetori i themelimit të SOS fshatit të fëmijëve.

“Po thuhet se familja është shtyllë për çdo gjë, por çfarë me fëmijët që nuk e kanë fatin të kenë dhe të rriten me familjet e tyre biologjike. Fëmijët të cilët nuk kanë familje nuk kanë mundësi të ndjejnë dashurinë e familjes. Pikërisht në këto raste po njihet roli i vërtetë i SOS fshatit të fëmijëve. Para se gjithas, ju mundëson ndjenjën e sigurisë dhe të përkatësisë”, tha mes tjerash Ivanova.

Ivanova falënderoi SOS nënat dhe SOS prindërit, roli i të cilëve siç tha ajo, është në nivelin më të lartë.