Ivanovi, një javë kohë për mandatarin

02.01.2017 15:30:20

Kryetari Gjorge Ivanov, sipas Kushtetutës, duhet për 10 ditë pas thirrjes së Parlamentit, deri më 9 janar, t’i jap mandatin kandidatit të partisë apo partive që do të arrijnë të mbledhin të paktën 61 deputetë në parlamentin e ardhshëm, shumicën minimale për të formuar qeverinë e re.

Afati i fundit për formimin e qeverisë tashmë po reduktohet çdo ditë dhe ai nuk po merr një vendim.

Mandatari më pas ka një afat prej 20 ditësh për të paraqitur programin dhe të vazhdojë përbërjen e propozuar të qeverisë së re. Qeveria zgjidhet me shumicën e votave të deputetëve. Nëse mandatari për 20 ditë nuk arrin ta bëjë këtë, e tërë procedura përsëritet duke u detyruar që mandati t’i dorëzohet një mandatari tjetër.