Ivica Daçiq, Lobuesi i mbrapshtë për Kosovën

14.12.2017 21:59:44

Nga: Dedë Preçi

I kapluar nga ethët dhe i mllefosur nga frika e madhe se po lobon kot, duke iu qasur përsëri lobimit kundër njohjeve të Kosovës, ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, nuk lë politikë pa e lëvizur nëpër gjitha vendet e botës dhe nuk pushon, natë e ditë, me atë stilin e vet të trashëguar, i bindur se do ta shëronte dhembjen e shpirtit dhe mitit të tij serb, që ka për shtetin e Kosovës dhe popullin shqiptar.

Ëndrra e mitit serb akoma është në agoni dhe shtanget nganjëherë si e çartur, duke e parë Kosovën edhe njëherë nën kthetrat e shtrigës ogurzezë, që akoma kjo ëndërr i shqetëson dhe nuk iu hiqet nga mendja gjithë atyre që nuk e kuptojnë realitetin e kësaj ëndrre, secilës i ka skaduar afati që nga viti 1999, të cilat do t’u të kujtohen gjeneratave të reja, si legjenda dhe përralla të qelbura dhe sa për t’ua ilustruar thundrat e përbindëshave të vet dhe gjarpërinjve helmues.

Lobuesi i mbrapshtë për Kosovën, Ivica Daçiq, siq e ka nisur, ashtu ta përfundojë, në pastë nisur mbrapsht, mbrapsht ta mbarojë, Kosova është ajo që është dhe do të mbetët e njëjtë, por edhe pse nuk durohen përgojimet, shantazhet, fjalët kërcënuese dhe ato lobime të mbrapshta kundër njohjeve të saj, realiteti dhe e drejta e këtij populli nuk kthehen më mbrapa, këtë e dinë tërë bota.

Deklarimet e shumta dhe të pamatura të këtij ministri serb, që vjell e shpif ndaj Kosovës dhe pavarësisë së saj, sidomos kohën e fundit e ka pasuruar fjalorin e tij arrogant, si dhe në lidhje më atë se shteti i Madagaskarit si edhe të tjerë e kanë njohur pavarësinë e shtetit të Kosovës, por do të tërhiqen dhe duke shtuar se, Kosova si shtet nuk ekziston, sepse shqiptarët e këtij vendi janë pakicë dhe janë brenda Serbisë, përndryshe duhet të ikin dhe të shkojnë në Shqipëri.

Kjo nënkuptohet vetvetiu, meqenëse janë të qarta politikat e jo vetëm të këtij ministri, por e gjithë elitës politike serbe në të kaluarën, pa e ndryshuar kursin edhe politika e sotme, që kanë të njëjtat qëllime kundër Kosovës, duke ia bërë mjegull BE-së, dhe asaj ndërkombëtare, e cila patjetër kërkon rast që ta ç’fajësonte nga përshtypja se nuk motivohet nga e kaluara, por nga e ardhmja e saj në Evropë, ndërsa në anën tjetër nuk i shkoqët fare Rusisë putiniste.

Shihet qartë se çfarë qëllimi kishte Serbia ndaj Kosovës, në të kaluarën, por edhe në të sotmen, edhe pse politikanëve të Kosovës, u është bërë mjegull dhe nuk kanë mundësi të shohin më larg, nga se disa i ka verbuar pasuria e disa kontributin e tyre ia kanë kushtuar rehatisë dhe luksit, por ajo që është shumë brengosëse, BE-ja, fare pak po e bënë dallimin në mes kasapit dhe kurbanit, me ç’rast, fare pak bënë përshtypje me vërejtjet e saj ndaj Serbisë.

Shteti i Kosovës, nuk ka mundësi që t’ua mbyllë gojën gjithë atyre që propagandojnë dhe lobojnë mbrapsht kundër njohjeve të këtij shteti, dhe nuk ka mundësi t’ia mbyllë gojën as ministrit serb të Serbisë, apo zëdhënësit të kriminelit Millosheviç, por Kosova në rrugën e vet të shtet ndërtimit dhe zhvillimit ekonomik, ka mundësi të tjera, që përmes politikave zhvillimore brenda vendit të vet dhe politikave  integruese me vendet  tjera, do të arrijë qëllimet e veta, që të shtohen njohje dhe përkrahje të tjera në integrimin e këtij vendi në gjithë organizatat ndërkombëtare.

Por, nëse këtij procesi i shtohen edhe të atillë për njohjen e shteti të Kosovës dhe rrahin gjoks disa lobues të vendit, duke u mburrur se lobimi i tyre ka qenë kontribut i veqantë i gjithë asaj që ka bërë të mundur rritjen e njohjeve të këtij shteti, të cilën duhet kuptuar dhe çmuar si kontrubut, por ndoshta, jo si përgjigje e sinqert, në krahasim me atë që ia kemi borxh popullit dhe shtetit të Kosovës, duke ditur se, nga populli dhe shteti i Kosovës, nuk do të mungojnë urimet dhe bekimet e merituara që i takojnë sëcilit për kontributin e dhënë.

Këtij karvani të lobimit të mbrapësht për Kosovën, si dhe ministrit serb Ivica Daçiq, do i shtohen edhe gjithë ata qeveritar të vendit, të cilët shtetin e Kosovës, e konsiderojnë si produkt të tyre dhe të cilët në forma të ndryshme më ç’njerëzore, e të krimit dhe korrupsionit po e shfrytëzojnë dhe nënçmojnë të ardhmën e këtij vendi dhe gjakun e atyre, duke menduar se, me një tubë lule që ua sjellin sotë te koka, do  t’ua lajnë borxhin që kanë ndaj tyre.

Mesazhet për Kosovën janë të qarta, edhe pse NATO, dhe aleatët e saj verioatlantike e kanë shkrirë arsenalin e tyre politik dhe ushtarak për t’a çliruar këtë vend, që u ka kushtuar llogari marramendëse, edhe pse është derdhur gjak i pa parë nga popullata e pafajshme e këtij vendi, duhet të na shkojë nëpër mend, nëse vetëm SHBA-të, të heqin dorë sot nga Kosova, çfarë përgjigje do të merr ky vend dhe ky popull. Prandaj, duhet të  jemi mirënjohës ndaj të gjitha vendeve mike që kontribuan për popullin dhe shtetin e Kosovës, në veçanti për SHBA-të, dhe njerëzit e këtij vendi, pa të cilët nuk do kishim ardhë deri te lobimi dhe kundërlobimi i shtetit të Kosovës.