Ivica Daçiq: Pse nuk po aplikoni për në UNESCO, jepni provojeni

03.10.2017 11:03:38

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se Kosova nuk ka aplikuar për në UNESCO për shkak se nuk janë të sigurt se e kanë mbështetjen e mjaftueshme.

“Ata mund të paraqesin një kërkesë në konferencën e përgjithshme sepse herën e fundit kërkesa e tyre u miratua nga Këshilli Ekzekutiv. Kjo është një mishmash. Jepni pse nuk provoni? Unë nuk e provokoj askënd”, ka thënë Daçiq për RTS.

Po ashtu, ai ka shtuar se Kosova nuk mund të jetë rast i ndarë dhe specifik ashtu si e kanë vlerësuar dje zyrtarët e Komisionit Evropian, të cilët thanë se Kosova dhe Katalonia nuk mund të krahasohen.