Izet Abdyli: Ibrahim Rugovës

17.12.2017 20:00:49

Izet ABDYLI

SI NJË METEOR

Ibrahim Rugovës

buzëqeshja jote po i vret çdo ditë
ata që si lakej turreshin dikur
tash si të mjerë përkulen te varri
ndergjegje e vrarë u rëndon si gur

ti me krenari lartësohesh në qiell
këta me duar të zgjatura kërkojnë mëshirë
e ti me zemër të madhe sikur lutesh
fali o Zot, se çfarë bëjnë nuk dijnë

dhe vjen një ditë kur bëhen bilancet
e mira e keqja ndahen menjanë
dikush do tē dali me faqe të bardhë
e dikujt as lumi të zezat s’ja lanë

e ti i buzëqeshur na shfaqesh në shesh
përball Skënderbeut dukesh madheshtor
për të gjith ata që humbin rrugën në terr
ti ua ndritë rrugën si një meteor

11 gusht Drenicë