Shumëkush sot do bëjë homazh te varri Rugoves si:
Ata që e deshtën dhe ata që s’e deshtën!?
Ata që i thurën lavde dhe ata që e shanë!?
Ata që deshtën bashkim dhe ata që përçan!?
Ibrahim Rugovës
buzëqeshja jote po i vret çdo ditë
ata që si lakej turreshin dikur
tash si të mjerë përkulen te varri
ndergjegje e vrarë u rëndon si gur
ti me krenari lartësohesh në qiell
këta me duar të zgjatura kërkojnë mëshirë
e ti me zemër të madhe sikur lutesh
fali o Zot, se çfarë bëjnë nuk dijnë
dhe vjen një ditë kur bëhen bilancet
e mira e keqja ndahen menjanë
dikush do tē dali me faqe të bardhë
e dikujt as lumi të zezat s’ja lanë
e ti i buzëqeshur na shfaqesh në shesh
përball Skënderbeut dukesh madheshtor
për të gjith ata që humbin rrugën në terr
ti ua ndritë rrugën si një meteor