Bakir Izetbegoviq i çon “selam” Nikoliqit: Ti je serb, kjo është Bosnje

27.09.2016 17:55:32

Kryesuesi i presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq ka deklaruar sot se nuk ka çka t’i sqarohet presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikoliq, për deklaratën e mëhershme kur ai krahasonte presidentit e Republikës Serbe, Millorad Dodik, me Gadafin dhe Sadam Huseinin.

Izetbegoviq ka pranuar se ky krahasim nuk është më i miri, por ka shtuar se kjo atij i ka ndodhur një herë, kurse Nikoliqit mijëra herë që të thotë një fjalë të fortë”.

“Nëse unë do ia filloja ta pyesja Nikoliqin se çfarë ka thënë në këto 25 vitet e fundit, lista do të ishte shumë e gjatë. Nuk duhet që liderët e shteteve t’i parashtrojnë pyetje njëri-tjetrit. Për çfarë brengoset ai, Nikoliq është serb e kjo është Bosnja. Dodiku dinë mirë të mbrohet vet”, ka thënë ia.

Nikoliq sot më herët gjatë ditës ka deklaruar se Izetbegoviq ia ka borxh sqarimin e deklaratës me të cilën Dodikun e krahasonte me Gadafin.