Izraeli përkrah NATO-s

09.08.2016 19:47:41

Për të treguar zgjerimin e bashkëpunimit me NATO-n, javën e kaluar Izraeli hapi zyrën përfaqësuese të tij në selinë e NATO-s në Bruksel. Qëllimi i hapjes së kësaj zyre është forcimi i bashkëpunimit mes NATO-s dhe Izraelit sidomos në kryerjen e manovrave të përbashkëta dhe shkëmbimin e informacioneve.

Sipas një njoftimi të agjencisë ParsToday, ka qenë vetë NATO që 5 vite më parë ka propozuar hapjen e zyrës së Izraelit në selinë e saj në Bruksel, por kjo është penguar për shkak të kundërshtimeve të Turqisë. Gazeta Izrael Defence më herët kishte shkruar se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve mes Izraelit dhe Turqisë, do të hapë rrugën e hapjes së zyrës së Izraelit në NATO.

Në të njëjtën kohë Hana Kasebi oficere në pension e ushtrisë izraelit, që ka qenë edhe atashe e Izraelit në NATO në vitin 2010, ka thënë se hapja e zyrës së Izraelit në NATO do të forcojë pozitën ndërkombëtare të Izraelit dhe kjo është në kohën kur Izraeli lufton për ekzistencën e tij dhe që t’i largohet izolimit ndërkombëtar.