Izraeli sulm ndaj Sirisë

24.06.2017 21:39:51

Forcat ajrore të Izraelit kanë njoftuar se kanë kryer sulme brenda Sirisë, në përgjigje të disa predhave artilerie që u hodhën në Golan, territor i kontestuar izraelit.

“Në përgjigje të sulmit me mbi 10 predha artilerie të nisura nga Siria, aeroplani i forcave ajrore izraelite goditi vendin se prej nga janë nisur ato”, ka njoftuar ushtria izraelite përmes Twitterit.

Predhat e artilerisë thuhet se u ulën në Golan, vend sirian i cili është pushtuar nga Izraeli në vitin 1967. Ky është ende vend diskutabil në mes të Izraelit dhe Sirisë.

Askush nuk është raportuar i plagosur nga hedhja e këtyre predhave.

Ushtria izraelite paralajmëroi civilët në këtë zonë, duke u thënë atyre të shmangin zonën përgjatë kufirit të diskutueshëm.