Izraelitët stërviten në katin e 23 të hotelit

12.11.2016 19:17:14

Masat ekstreme që i paraprinë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Izraelit e vlefshme për eliminatoret e Botërorit Rusi 2018 nuk ishin parë ndonjëherë në vendin tonë, as me superndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë pas trazirave të ndodhura në Beograd.

Faktin që sigurua është e para dhe kryesorja në këtë ndeshje e dëshmon më së miri edhe kjo foto e postuar në faqen e Facebook të federatës izraelite të futbollit, ku shihen lojtarët e kombëtares izraelite duke u stërvitur në katin e 23 të hotelit ku u akomoduan pas mbërritjes në Tiranë.

“Kjo është stërvitja e mbajtur më lart se asnjëherë tjetër. Kati 23, Tirana, me një pamje mahnitëse dhe shi”, shkruhet bashkë me foton.