Ja 10 yjet që mund t’i bashkohen ende Kosovës

17.09.2016 17:59:35

Përfaqësuesja e Kosovës këtë muaj zhvilloi ndeshjen e parë zyrtare, ku u përballë mepërfaqësuesen e Finlandës, pwr kualifikimet e Kampionatit Botëror, ndërsa për këtë ndeshje ishin të ftuar 25 futbollistë nga ana e përzgjedhësit Albert Bunjaki.

Listës së Bunjakit mund t’i shtohen edhe shumë lojtarë të tjerë kosovarë në ndeshjet e radhës, të cilët kanë të drejtë tw veshin fanellën e Kosovës.

Lojtarët si Loret Sadiku, Arbër Zeneli, Besart Berisha, Mërgim Vojvoda dhe Elbasan Rashani janë konfirmuar dhe do të jenë në dispozicion të Bunjakit.

Duke i llogaritur ardhjet e këtyre si të përfunduara, “Borozani.com” ka përmbledhur 10 futbollistë, të cilët gjithashtu mund të luajnë për përfaqësuesen eKosovës, gjithmonë me kusht nëse ata pranojnë të luajnë për Kosovën dhe plotësohen dokumentacionet dhe lejet e kërkuara nga FIFA.