Ja çfarë ka ndodhur me natyrën në qytetet e mbyllura nga koronavirusi

11.04.2020 07:43:13

Distancimi social jo vetëm të ngadalësojë përhapjen e koronavirusit, ai gjithashtu mund t’i japë mjedisit një pushim nga ndotja e jetës moderne.

Qytetet në të gjithë globin kanë raportuar ulje të ndotjes së ajrit. Qeveritë në mbarë botën u kanë kërkuar njerëzve që të praktikojnë distancimin shoqëror (ose masat e bllokimit në mbarë vendin) për të ngadalësuar përhapjen e virusit.

Kështu edhe cilësia e ajrit në shumë vende si Nju Jork, Seattle dhe San Franciso është përmirësuar ndjeshëm si pasojë e ndalimit të qarkullimit të makinave.

Gjithashtu, me më pak trafik varkash, uji në kanalet e Venecias është i qartë në vend të ngjyrës së tij të zakonshme të errët të gjelbër.