Ja çfarë pritje madhështore i bënë kosovarët Ramush Haradinajt (Video)

09.02.2017 17:09:12

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, do të duhet të qëndrojë në Francë të paktën deri më 2 mars kur pritet të merret vendimi final për të.

Por ai nuk është vetëm. Kjo u dëshmua edhe në Gjykatën e Colmarit sot, ku u përkrah nga dhjetëra shqiptarë që i bënë një pritje madhështore.

Përkundër zgjatjes së seancës, ata qëndruan para gjykatës deri në kuptimin e vendimit nga ana e gjyqtares së rastit.

Ramush Haradinaj do të mbetet në vendimin e lirimit me kusht, duke pritur analizimin e dosjeve të dërguara nga Serbia që ka bërë kërkesë për ekstradim.

Këto kërkesa, vet lideri i AAK-së i ka cilësuar si absurde dhe me qëllime politike.