Ja disa pamje të fshatrave Singeliq dhe Stajkovc (Video)

07.08.2016 16:39:42

Nëpër rrugët, shtëpitë dhe bodrumet e fshatrave Singeliq dhe Stajkovc, shihen dëmtimet që solli moti i ligë i mbrëmshëm. Balta ka ”pushtuar” thuajse gjithçka.

Banorët e këtyre anëve bëjnë rrugë disa kilometërshe për të siguruar ujë të pastër për pije dhe ushqime. Tv Nova bën të ditur se dëmet në amvisëri janë të mëdhaja, pasi që janë dëmtuar automjetet, mekanizmat me të cilat banorët punojnë tokën. Ata janë ankuar se nuk kanë marrë ndonjë ndihmë.