Ja kur do marrë frymë Shqipëria, Rama flet për hapjen e bareve dhe restoranteve

09.04.2020 20:54:10

Kryeministri Edi Rama deklaroi të enjtën në emisionin OPEN në Top Channel se muaji maj do të jetë vendimtar për hapjen graduale të vendeve të punës.

Paralelisht me hapjen e vendeve të punës, do të ketë edhe dënime të ashpra për shkelësit e rregullave. Dënimet shkojnë deri në 15 vjet burg dhe pritet të miratohen në parlament.

“Në maj do të shtrëngohen fort masat për shkelësit. Masat do të shkojnë në ekstrem. Kuptohet se këto do jenë për periudhën e epidemisë. Do hapemi, por nuk do tolerojmë. Paralelisht me masat, nëse na lejojnë shifrat nga vija e zjarrit, duke hapur hapur hapur, për t’i dhënë mundësi njerëzve për punë. Po punojmë dhe për baret dhe restorantet, do kemi një rregullore të re”, tha kryeministri.