Ja kur do të varrosen viktimat kosovare të sulmit në Munih

25.07.2016 15:57:22

Armela Segashi, vajza nga Podujeva e cila vdiq në sulmin e së premtes në Munih të Gjermanisë, do ta varroset nesër në Podujevë në ora 17:00, ka konfirmuar familja e saj për Indeksonline.

Ndërsa Diamant Zabërgja, që po ashtu mbeti i vrarë në sulmin e Munihut, do të varroset në Vushtrri në ora 14:00 kanë njoftuar familjarët.

Në sulmin e Munihut kanë mbetur të vrarë tre kosovarë  dhe një  i plagosur. Është rasti i parë që nga sulmet terroriste janë vrarë edhe shqiptarë që jetojnë nëpër shtetet perëndimore.