Ja kush është studentja që qëlloi me bojë në kokë ministren Nikolla

18.11.2016 18:56:46

Mirela Ruko është studentja dhe aktivistja e Lëvizjes për Universitetin që qëlloi me bojë të kuqe në kokë ministren e Arsimit Lindita Nikolla.

Është pikërisht vajza në fotot e mëposhtme, e cila shkoi në aktivitetin për studentët që zhvillohej tek Piramida, dhe i hodhi në kokë bojë të kuqe ministres.

Sipas Lëvizjes për Universitetin, ky ishte një veprim spontan i aktivistes në shenjë proteste kundër reformave të Ministrisë së Arsimit në arsimin e lartë.

Ndërkohë, studentja që kreu veprimin është shoqëruar në komisariatin Nr.1 të policisë.