Ja kush janë studentët dhe asistentët e dënuar sot në UP

06.07.2017 11:19:19

Në muajin dhjetor të vitit të vitit 2013, njëmbëdhjetë zyrtarë të UP-së, në mesin e tyre edhe asistentë, mjekë e studentë ishin arrestuar nën dyshimin se kanë marrë prej 4 deri në 10 mijë euro për regjistrimin e një studenti në Fakultetin e Mjekësisë.

Po ashtu ky Grup kriminal dyshohej se kanë marrë prej 100 deri në 500 euro një studenti për të kaluar një provim në Fakultetin e Mjekësisë.

Ndërkaq sot, gati katër vjet më pas, 12 persona janë dënuar për këtë rast. Ata janë dënuar për marrje e dhënie ryshfeti dhe ushtrim ndikimi, kryesisht studentë janë dënuar me burg dhe gjobë.

Këto vepra të akuzuarit kryesisht studentë, sipas prokurorisë i kanë kryer për pranim në Universitetin e Prishtinës dhe kalim të provimeve.

Në mesin e të dënuarve është edhe Esat Belaj (1984) nga Studenica e Istogut, Asistent në Fakultetin e Mjekësisë, shkruan lajmi.net.

Ai dyshohet si “koka” e regjistrimeve me ryshfet në Fakultetin e Mjekësisë dhe i pari në listën e të arrestuarve. Belaj, për tetë vepra penale ku përfshihet keqpërdorimi i detyrës, marrja e ryshfetit, ushtrimi i ndikimit u dënua me 2 vjet e tetë muaj burg dhe 10 mijë euro gjobë.

Lajmi.net ua sjellë emrat, vendlindjen dhe pozitat që mbanin të dënuarit e sotëm:

 Anëtarët e “grupit” që e drejtonte Esat Belaj

Një vit më parë, në dhjetor 2013, Gjykata Themelore në Prishtinë kishte vendosur t’i paraburgoste nëntë të dyshuarve për korrupsion me rastin e regjistrimit të studentëve në Fakultetin e Mjekësisë, ndërsa vetëm dy prej tyre i kishte lënë në arrest shtëpiak.

Rajan Zeneli (1984) nga Istogu, ishte  bashkëpunëtor i Esat Belajt. Ai ishte nën hetime edhe në raste të tjera për falsifikim, mashtrim, falsifikim i dokumenteve dhe legalizim i përmbajtjes së pavërtetë. Por sot, Zeneli shpëtoi pa u dënuar për shkak të vjetrimit të lëndës së tij.

Kemajl Gashi (1986) nga Vushtrria, po ashtu asistent në Fakultetin e Mjekësisë. Gashi për ushtrim ndikimi dhe ndihmë në këtë vepër u dënua me 7 muaj burg dhe 1500 euro gjobë

Arjan Janova (1985) nga fshati Korroticë e Lartë e Drenasit, asistent i angazhuar në Fakultetin Filozofik. Janova u dënua me tetë muaj burg, për ushtrim ndikimi.

Leonard Bytyqi (1987), nga Prizreni, mjek në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Suharekë. Bytyqi u dënua me tetë muaj burg për ndihmë në kryerjen e kësaj veproje

Albion Haxhijaha (1988) nga Rahoveci, mjek në Repartin e Internos në QKUK. Haxhijaha për ndihmë në marrje ryshfeti u dënua me tetë muaj burg.

Mevledin Beqiri (1984) nga Oshlani i Vushtrrisë, i diplomuar në Mjekësi. Beqiri u dënua me tetë muaj burg. , ndërsa Maliqit ia shqiptoi edhe gjobën prej 5 mijë eurove

Gazmend Maliqi (1984) nga Kijeva e Malishevës, asistent në Fakultetin e Mjekësisë. Maliqi u dënua me tetë muaj burg dhe gjobë prej 5 mijë eurove.

Arton Hoti (1984) nga Jashanica e Klinës, mjek në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gjakovë. Hoti u dënua me 7 muaj burg dhe 4 mijë euro gjobë për ndihmë në ushtrim ndikimi.

Kushtrim Morina (1988) nga Rahoveci, ekonomistë i papunë. Morina u dënua me 7 muaj burg.

Muhamet Maliqi (1983) nga fshati Busovatë i Kamenicës, student i Fakultetit të Mjekësisë. Maliqi për ndihmë në marrje ryshfeti u dënua tetë muaj burg.