Ja kush po kërkon nga deputetët e larguar të VV-së ta votojnë demarkacionin

19.03.2018 23:15:49

Ismet Kryeziu nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka sugjeruar që grupi i deputetëve të pavarur të cilët kanë dhënë dorëheqje nga Lëvizja Vetëvendosje, të votojnë pro marrëveshjes së Demarkacionit në seancën e nesërme të Kuvendit që do të mbahet në orën 16:00.

“Besoj dhe sugjeroi që Grupi i Pavarur i Deputetëve me votën e tyre PRO ratifikimit të marrëveshjes bëjnë hapin e parë të guximshëm në marrjen e përgjegjësisë, formësimin e idesë, veprimit dhe konceptit politik të subjektit të ri. Një kocept i ri dhe i nevojshëm nga gjeneratat e reja politike. Koncept, ide dhe veprime NDRYSHE nga partitë dhe politikat aktuale”, ka shkruar Kryeziu në profilin e tij.

Sipas Kryeziut ata duhet të dëshmohen që janë ndryshe.

 “Fuqishëm, të angazhuar ndryshe nga ofertat aktuale, me parti dhe politika lideriste, keqeverisëse e klienteliste. Ndryshe nga politikat që për kundërshtim të pushtetit rrëshqasin në veprimet kundër shtetit. Është e thjeshtë, shteti nuk duhet të dëmtohet për shkak të kundërshtimit ndaj pushtetit. Ka isntrumente e alternativa të mjaftueshme për ta kundërshtuar pushtetin, pa e dëmtuar shtetin”, shkruan tutje Kryeziu.

Sipas tij vota ‘pro’ Demarkacionit nuk është votë tradhtie, por është votë ‘pro’ Republikës së Kosovës.

“Vota PRO demarkacionit nuk është votë tradhëtie, nuk është votë që të identifikon me PDK/LDK, ose edhe me qeverinë aktuale. Besoj se është votë PRO Republikës se Kosovës!”, ka përfunduar Kryeziu në reagimin e tij në Facebook.