Ja me sa para do të dënohen futbollistët e ekipit francez, nëse shtojnë 1 kile për fundvit

26.12.2016 14:03:16
Futbollistët e Montpellies duhet të mendohen mirë për festat e fundit të vitit.
Klubi francez ka vendosur t’i dalë të keqes përpara, duke pasur frikë se lojtarët mund të abuzojnë me ushqimin dhe pijet në Krishtlindje dhe në mbrëmjen e fundit të vitit.

“Për çdo kilogram të shtuar në peshë, do të ketë 1000 euro gjobë”, është rregulli i vendosur nga ai, siç njofton gazeta spanjolle “AS”.

“Nuk është një gjobë qesharake. Është më mirë të ruash linjat e trupit, madje edhe ato të portofolit”, tha trajneri i tyre Frederik Hanc.