Ja moti për pesë ditët e ardhshme

24.03.2018 10:42:48

Edhe sot në vendin tonë pritet të mbajë mot i ftohtë gjatë tërë ditës, ndërsa nga nesër e në vazhdim do kemi përmisim të motit. Së paku kështu parashikojnë meteorologët të cilët thonë se java që vjen do jetë më butë, ani pse i përcjellur me shi

Temperaturat e ajrit, në fundjavë do të vazhdojnë të mbeten ndjeshëm nën vlera mesatare, e gjatë javës gradualisht do të vazhdojnë të rriten. Minimalet do të luhaten nga -5C deri në -2C, e në fillim të javës deri në +3C, ndërsa maksimalet nga 3C deri në 6C, e të hënën do të rriten deri në 10C.

23.03.2018 – Fushat e presionit të ulët vazhdojnë të mbeten aktive mbi Mesdhe dhe rajonin tonë, që do të favorizojnë kushte për vransira dhe të reshura, ndërsa masat e ftohta polare do të tërhiqen më në lindje të kontinentit, për t’u zëvendësuar me rryma më të ngrohta ajrore nga Mesdheu, që do të rrisin gradualisht temperaturat në vlera pozitive.

24.03 – Mot i ftohtë. Në mëngjes reshjet e borës, mund të vazhdojnë vende-vende. Gjatë ditës mot kryesisht me vransira dhe intervale me diell.

 

25.03 – Në mëngjes pjesërisht vranët dhe me ngrica. Gjatë ditës vransirat do të shtohen, e pasdite vonë dhe në mbrëmje priten reshje të dobëta shiu.

26.03-27.03 – Mot kryesisht i vranët. Të hënën pasdite dhe në mbrëmje reshje të dobëta shiu, ndërsa ditën e martë kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu.

28.03 – Mot më i butë, me vransira dhe intervale me diell.