Ja për çka po ankohen pushuesit në Ulqin

19.07.2016 18:18:12

Call-qendra e Organizatës nacionale turistike në Ulqin, e cila është në dispozicion të turistëve 24 orë në ditë për të gjitha informatat, sugjerimet, ankesat dhe lëvdatat, ka shënuar javën e kaluar mjaft ankesa të mysafirëve, njoftohet nga ky institucion.

Shumica e ankesave të mbërritura ka të bëjë me mbeturina dhe deponi, staf të pasjellshëm, pikat kufitare, papastërtinë e plazheve, mosrespektim të rendit në plazh dhe rregullin 50/50 që ka të bëjë me mobiljet në plazh.

Shtohet që mysafirët janë ankuar edhe në dhënie të paligjshme të akomodimit, gjegjësisht në dilerë, dhe atë veçanërisht në Ulqin.