Ja përse nuk duhet të përdorni dezinfektues në makinë

24.05.2020 20:59:32

Më shumë se asnjëherë më parë, këshillën për larjen e duarve e kemi dëgjuar muajt e fundit. Koronavirusi ka sjellë një qasje të re në përditshmërinë e secilit, sidomos në aspektin e higjienës personale. Dezinfektimi i duarve me alkool po përdoret në masë tani.

Por asnjëherë nuk duhet ta përdorni atë në makinën tuaj. Brenda automjetit temperaturat janë shumë të larta dhe kjo bën që alkooli të avullojë. Në këtë mënyrë, produkti humbet funksionalitetin dhe nuk është në gjendje të eliminojë bakteret. Produktet antibakteriale, sidomos ato me përqindje të lartë alkooli, mund të shkaktojnë edhe irritime në lëkurë, prandaj rekomandohet që të bëhet kujdes me sasinë e përdorimi.

Një tjetër arsye që renditet nga ekspertët ka të bëjë me faktin që antibakterialët përbëjnë rrezik dhe mund të dëmtojnë automjetin nëse rrjedhin.