Ja pesë kandidatët për vendin e Carlo Ancelotti…(Foto)

29.09.2017 19:13:40

Tani që Carlo Ancelotti dhe stafi i tij u larguan nga Bavaria, vëmendja është e përqendruar se cili do të marrë drejtimin e Bayern Munich. Sipas standardeve që ka Bayern, klubi është në krizën më të madhe të pesë viteve të fundit dhe kjo e detyroi bordin drejtues të shkarkonte Ancelotti, pas humbjes 3-0 në Paris. “Fakti është që trajneri nuk arriti të formojë grup dhe pesë nga futbollistët që përdorte kanë kërkuar largimin e tij, – tha presidenti Uni Hoeness. – Nuk do të ishim në gjendje të mbijetonim në një situatë të tillë, prandaj vendosëm largimin e tij dhe jo të futbollistëve.”

Cilido që do të marrë vendin e Ancelotti jo vetëm që do të ketë detyrën të përmirësojë ekipin në fushën e lojës, por gjithashtu duhet të rikthejë harmoninë në një ekip të përçarë. Pasi Ancelotti iu dhanë duart në mënyrë spektakolare dhe me shumë pragmatizëm, drejtuesit e Bayern do të kërkojnë një “timonier” në gjendje të furnizojë ekipin me filozofi taktike, energji dhe ambicie. “Nuk do të nxitohet për trajnerin e ri, por padyshim që do të kemi një ide të qartë në javën e ardhshme. Duam ta mbyllim këtë temë kur futbollistët të rikthehen nga kombëtaret,” – shtoi Hoenes. Ja cilët janë kandidatët për të marrë drejtimin e ekipit më të madh në Gjermani.Ex-Dortmund boss Thomas Tuchel is favoured by many at Bayern to take over at the Allianz

Tomas tuchel

Ish-trajneri i Mainz dhe Borussia Dortmund duket favoriti për të marrë drejtimin e Bayern Munich. Idetë e tij taktike përputhen me pritshmëritë e Bayern dhe shefi ekzekutiv i klubit Karl-Heinz Rummenigge nuk e ka fshehu admirimin për Tuchel në të kaluarën. Ai gjithashtu do të sjellë ndjesinë e një loje dhe stërvitshmërie që futbollistët e Bayern shijuan nën drejtimin e Pep Guardiola dhe që i mungoi me Carlo Ancelottin. Problem për drejtuesit e Bayern mund të jetë vetëm karakteri luftarak i Tuchel, sepse te Mainz dhe Dortmund, ai u largua me luftë. Nga ana tjetër, Rummenigge dhe Hoeness duhet të pranojnë edhe të këqijat e këtij emërimi të detyruar. Më e rëndësishme nga të gjitha, Tuchel është një nga kandidatët e pakët që aktualisht është pa punë, kësisoj asgjë nuk e pengon të emërohet si trajner i Bayern në muajin tetor.

Hoffenheim boss Julian Nagelsmann is the early bookies' favourite replace the Italian full-time

                                    Julian Nagelsmann

30-vjeçari ka konsiderohet si e ardhmja e trajningut europian dhe talenti i tij ka spikatur gjatë 18 muajve të fundit në drejtimin e Hoffenheim. Janë të shumta ata që presin që një ditë të marrë drejtimin e Bayern, ndërsa Nagelsmann nga ana e tij nuk e ka fshehur kurrë që ëndërron një ditë të drejtojë ekipin në “Allianz Arsenal”. Gjithsesi ka pak mundësi që ai të largohet nga Hoffenheim, në këtë moment të sezonit, kur skuadra e tij po luan për herë të parë në Europa League. Ka shumë mundësi që Bayern të presë deri në verën e ardhshme për emërimin e trajnerit të ri nëse ky do të jetë Nagelsmann. “Nuk merrem me spekulime dhe shkarkimi i Ancelotti nuk do të ndikojë tek unë,” – tha trajneri i talentuar kur e pyetën për shkarkimin e italianit.

Many in Germany think that Jurgen Klopp is the man to pull Bayern out of the mire

                                                Jurgen Klopp

Tifozët e Liverpool nuk do të ishin dakord, por janë të shumtë ata në Gjermani që mendojnë se Klopp është njeriu i duhur për të nxjerrë nga kriza skuadrën e  Bayern. Edhe kur ishte te Dortmund, emri i tij u lakua disa herë në korridoret e klubit bavarez. Këtë javë, gjatë një analize në gazetën “Bild”, Klopp përshkruhej si “zgjedhja e duhur” për problemet në Mynih. “Bayern ka nevojë për një personalitet që mund të bashkëjetojë me yjet e ekipit dhe me talentet e rinj që do të bëhen yje në të ardhmen. Ata kanë nevojë për dikë që të sjellë pasion dhe idenë e qartë se si duhet luajtur. Klopp i plotëson këto kritere,” – lexohej në gazetën më të shitur në Gjermani. Gjithsesi, vlen i njëjti arsyetim si për Nagelsmann, edhe Klopp do ta kishte shumë të vështirë të largohej që në tetor nga Liverpool për të shkuar te rrëmuja e Bayern.

Image result for willy sagnol

                                             Willy Sagnol

Ish-mbrojtësi i djathtë kaloi nga ndihmës trajner në trajner të parë të përkohshëm, pas largimin të Ancelotti. Sagnol do të drejtojë ekipin në ndeshjen e së dielës kundër Hertha Berlin. Edhe pse ka shumë pak mundësi, Bayern mund ta lejojë francezin të drejtojë ekipin derisa të lirohesh ndonjë nga emrat e lartpërmendur. Nëse arrihet marrëveshja me Klopp ose Nagelsmann, për verën e ardhshëm, atëherë drejtuesit e Bayern do të kenë nevojë për një timonier të përkohshëm dhe Sagnol do të ishte ideale, duke qenë se e njeh shumë mirë ambientin. Ai ka një marrëdhënie të shkëlqyer me futbollistët dhe drejtuesit. Përpara se të bëhej ndihmësi i Ancelotti në verën e kaluar, ai kishte deklaruar se skuadrës i mungonte një filozofi e qartë loje dhe se nuk po besonte te të rinjtë.

Image result for luis enrique

                                                        Luis Enrique

Realizimi i “tripletës” së trofeve me Barcelonën mjafton që emri i Luis Enrique të përmendet gjithmonë, sa herë që një klub i madh ka nevojë për trajner. Megjithatë, në 48 orët e fundit janë shpeshtuar zërat që e shohin spanjollin në Gjermani, sidomos nisur nga fakti se është i lirë nga çdo lidhje kontraktuale, ashtu si Tomas Tuchel. Fakti që flet spanjisht dhe jo gjermanisht, teorikisht, nuk do të ishte një problem i madh te bavarezët sepse ka shumë futbollistë që e njohin gjuhën e tij, por Guardiola e ka pranuar gjithmonë se në sezonin e parë pati probleme me komunikimin, që e shtynë të itestifikonte kurset e gjuhës. Vetëm në vitin e tretë e kishte më të lehtë… Pas 10 ditësh do të mësojmë se cili prej këtyre pesë kandidatëve do të zëvendësojë Ancelotti…/telesport.al/