Ja pse sekta okulte e Albinit nuk mund të besohet: “ekspertja” e saj dheTomë Gashi njëra thumbit, tjetri patkoit

21.11.2016 11:45:09

Nga Rexhep Kastrati

Ekspertet e mjekesis ligjore,ne raportin e tyre nuk kane konstatuar askund, se asfiksia apo mbyllja dhe bllokimini i frymemarrjes me mjet te forte eshte vetlendim,dhe nuk kan then me asnji shkronje, asnji fjale , dhe asnji fjali se kemi te bejme me vetvrasje.

Tomë Gashi, në një postim në facebook, më 19 nëntor

toma

“Fryma e këtij raporti është e tillë që vetëvrasjen e merr si supozim fillestar, prandaj edhe përfundimi nxirret mbi këtë supozim, duke e përjashtuar mundësinë tjetër, atë të vrasjes.

eksp

“Ekspertja” e sektës okulte të Albinit, Hatixhe Latifi – Pupovci, në intervistën e sotme për “Zëri”

 

Ja se si “ekspertja” dhe avokati japin deklarata të kundërta nga njëri-tjetri. “Ekspertja” thotë se “Fryma e këtij raporti është e tillë që vetëvrasjen e merr si supozim fillestar”, kurse Tomë Gashi për të njëjtën thotë “nuk kan then me asnji shkronje, asnji fjale , dhe asnji fjali se kemi te bejme me vetvrasje.”. Pra, të njëjtin raport e lexojnë në mënyrë të kudërt, dhe e interpretojnë në mënyrë të kundërt. Dhe me këtë po dëshmojnë se me qëllim, ose ngaqë nuk dinë ta lexojnë si duhet raportin, po synojnë të vënë në dyshim profesionalizimin dhe objektivitetin e këtij raporti për të mos pranuar edhe konkluzionet e tij. Mirëpo, duke dashur të vënë vetulla, nxjerrin edhe sytë, pasi që me këto interpretime të kundërta, devalvojnë dhe rrëzojnë njëri-tjetrin. Për besueshmëri as që bëhet fjalë, sepse secili pretendon se thotë të vërtetën, kurse thonë të kundërtën që thonë njëri-tjetri.

Kurse e vërteta është se në Raport, vetëvrasja nuk është supozim fillestar, por konkluzion pas përshkrimit të gjendjes së jashtme dhe të brendshme të trupit të pajetë të Astritit. Dhe ky përshkrim është aq i detajizuar, sa që nuk lë shteg për keqkuptime dhe për keqinterpretime. Në anën tjetër, në pikën 3 të pjesës përmbyllëse të Raportit, dëmtimet nga pika 1 dhe 2 të pjesës përmbyllëse konsiderohen të vetëshkaktuara, duke bërë të qartë se të gjitha dëmtimet që janë përshkruar në raport, nga të cilat janë dalë edhe konkluzionet, janë vetëshkaktuar.

rap