Ja se si lufta nxit terrorizmin

24.07.2016 11:07:30

Grupet terroriste nuk lindin nga hiçi, dhe luftërat janë ndoshta toka me pjellore për të ‘mbjellë’ dhe ‘rritur’ grupe të dhunshme të të gjitha ngjyrave

Nga Daniel L. Byman

Studimet e shumta nuk kanë gjetur asnjë profil të përbashkët të një terroristi. Është e vështirë të shpjegohet se pse, të themi, ka thuajse 4 herë më shumë rekrutë që lënë Suedinë për të luftuar me Shtetin Islamik, se sa nga shteti fqinj Norvegjia, edhe pse popullsia e Suedisë është vetëm dy here më e madhe se ajo norvegjeze.

Ekspertët dhe politikanët spekulojnë se pse njerëzit mund të përqafojnë terrorizmin, por një çështje e tillë rrezikon të anashkalojë një element të qartë:pasja e një grupi terrorist aty pranë, është një nga faktorët më të rëndësishëm në ndikimin e zgjedhjes së një individi për t’iu bashkuar atij. Grupet terroriste nuk lindin nga hiçi, dhe luftërat janë ndoshta toka me pjellore për të ‘mbjellë’ dhe ‘rritur’ grupe të dhunshme të të gjitha ngjyrave.

Pa luftërat në Lindjen e Mesme nuk do të kishte Shtet Islamik, dhe jo vetëm:Al-Kaeda, Hezbollahu, dhe grupe të tjera ekstremiste, të gjitha të dala nga luftërat civile rajonale. Formimi i grupeve të tilla, është një fenomen politik, dhe po kështu është edhe radikalizimi i luftëtarëve të huaj nga Perëndimi. Grupet terroriste janë rrallë shkaku i luftërave civile.

Lufta civile në Irak filloi në vitin 2003, pas pushtimit të SHBA-së; lufta civile në Siri filloi me protestat paqësore kundër një diktatori brutal në vitin 2011; dhe konflikti libian erdhi pas rrëzimit nga pushteti në të njëjtin vit, të një diktatori që mbështeste terrorizmin. Përkundrazi, luftëra të tilla krijojnë dhe nxisin terrorizmin në disa mënyra.

Terrori në vetevete është shpesh një mjet lufte, i përdorur për të mbjellë një atmosferë frike, dhe minuar autoritetin e qeverive. Vrasjet e liderëve politikë rivalë, bombat kundër policisë dhe rekrutëve ushtarakë, dhe dhuna e zakonshme kundër civilëve – këto janë të gjitha metodat e nxjerra nga Kryengritja 101.

Grupe të tilla si Al-Kaeda dhe tashmë Shteti Islamik, i shfrytëzuan luftërat e reja kudo që ata mundën. Grupet terroriste të lidhura me luftërat civile, kërkuan mbështetje nga Shtetet e Bashkuara, Evropa, dhe rajone të tjera jashtë teatrit të konfliktit, si për arsye të dukshme ashtu edhe të errëta, dhe këta faktorë prodhojnë më shumë terroristë.

Kjo tërheqje është veçanërisht e forte, kur identitetet kapërcejnë kufijtë – sikurse bën edhe një identitet fetar si Islami – dhe kur lidhjet lokale janë të dobëta apo kur komuniteti në tërësi është i integruar dobët, pasi komuniteti mysliman gjendet në shumë vende evropiane. Të huajt mund t’u bashkohen këtyre grupeve për arsye altruiste, për të ndihmuar të shtypurit e vërtetë (popullin sirian me të cilin përballet Bashar Al-Asadi, si afganët që dikur përballeshin me sovjetikët). Megjithatë, shpesh shtypja është një mit, ose të paktën e ekzagjeruar në masë të madhe:një narrativë e fuqishme e Shtetit Islamik, është ajo se myslimanët sunitë po përballen me një komplot global shiit, të udhëhequr nga Irani dhe Hezbollahu.

Ndërkaq të tjerët bashkohen, pasi janë besimtarë të vërtetë dhe duan ta jetojnë ëndrrën. Në mënyra të ndryshme, lufta i nxjerr ata nga e tashmja rutinë ose e dëshpëruar, duke u dhënë atyre një jetë të re:”Unë jam më e plotësuar se kurrë ndonjëherë në jetën time” shkroi në rrjetet sociale një grua e re amerikane, e cila kishte shkuar për të jetuar në Shteti Islamik.

Shumë prej tyre janë thjesht banditë, të cilët kanë kaluar disa vite në burg, apo që kanë prirje për t’u kriminalizuar:Bashkimi me Shtetin Islamik apo një grupi të ngjashëm, u jep atyre një licencë për të vrarë dhe torturuar. Për shkak se nuk ka një profil të vetëm, grupet terroriste si Shteti Islamik kërkojnë të apelojnë ndaj shumë kategorive sociale.

Propaganda vë theksin tek jeta e mirë në Kalifat, lavdinë e të luftuarit për Perëndinë, shtypjen me të cilën po përballet komuniteti, dhe lavdëron aktet ekstreme të dhunës. Feja ka rëndësi, por vetëm si një simbol i kuptimit dhe përkatësisë më tepër se për përmbajtjen e saj të veçantë ideologjike. Përmes praktimit të besimit fetar, një mashkull i ri mysliman mund të kalojë nga margjinalizimi dhe alienimi në vendin e tij, për t’u bërë pjesë e ushtrisë së Perëndisë, duke mbrojtur popullin e tij me robërit dhe skllavet e seksit.

E megjithatë, një studim i luftëtarëve të huaj europianë, ka gjetur se shumica ishin teologjikisht analfabetë. Omar Matin, autori i masakrës së Orlandos, nuk mundi të kuptojë dallimin ndërmjet teologjitë që mbështetet nga Shteti Islamik, Al-Kaeda dhe Hezbollahu. Për sa kohë që këto luftëra vazhdojnë me tërbim, problemet që ato gjenerojnë nuk do të qëndrojnë të izoluara në Lindjen e Mesme. Vetëm një pjesë e një pjese të tyre e përfundojnë luftën, dhe më pak të tjerë  angazhohen në terrorizëm, por vetëm një numër i vogël janë përgjigjet për problemet me serioze.

(Daniel Byman është drejtor i kërkimeve dhe studiues në Qendrën për Politikat e Lindjes së Mesme në Brookings. Ai është gjithashtu një profesor në Programin e Studimeve mbi Sigurisë në Universitetin Georgetown.)