Ja si do të duket “struktura” e re në vend të murit në veri të Mitrovicës (Foto)

04.02.2017 17:03:11

Kuvendi Komunal i Mitrovicës veriore sot në një seancë të jashtëzakonshme ka votuar për marrëveshjen e arritur mbrëmë ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe përfaqësuesve të Komunës së veriut.

Sipas marrëveshjes, muri do të largohet dhe aty do të vendosen disa shtylla në mënyrë që të “sigurohet” zona e këmbësorëve në pjesën veriore të Mitrovicës, transmeton lajmi.net.

Tashmë muri ka filluar të rrënohet, dhe sipas ministres për Dialog, Edita Tahiri, së shpejti do të caktohet data kur do të hapur ura mbi lumin Ibër.

Lajmi.net ju sjellë projekti e ri të largimit të murit dhe vendosjes së shtyllave, në mënyrë që veturat mos mund të hynë në zonën e këmbësorëve.

Shtyllat dhe gjelbërimi që do të vendosen në vend të murit

Shtylla dhe gjelbërim në vend të murit