Ja si e kishte kapur Shpend Ahmeti zyrën e punësimeve (Dokument)

27.08.2016 23:48:44

Fillimisht, Lëvizja Vetëvendosje u kujdes që ta kapë Komunën e Prishtinës, duke punësuar dhjetëra militantë të sajë me kontratë mbi vepër. Por, kryetari Shpend Ahmeti nuk u ndal me kaq. Ai nëpërmjet procedurave të “ligjshme” kishte vendosur që ta kap zyrën e punësimit.

Kryetari Ahmeti, e kishte “rehatuar” në institucionin që e drejton Avni Zukën, me të cilin kishin nisur rrugëtimin politik në Frymën e Re të Kosovës (FER) dhe pas shuarjes së aktiviteteve politike të kësaj të fundit bashkërisht i ishin bashkuar Lëvizjes “Vetëvendosje”.

Zuka, më 17 mars 2015, është emëruar udhëheqës i personelit në Komunën e Prishtinës, sipas konkursit të shpallur, shkruan Gazeta Fjala.

Çdo konkurs publik që shpallet në Komunën e Prishtinës në fund të tij nënshkruhet Avni Zuka.

Para se të zgjidhet Zuka në këtë pozitë, udhëheqëse e personelit në Komunë të Prishtinës ka qenë Teuta Rugova, bashkëshortja e zyrtarit të LDK-së, Naser Rugova.

Por, konkursi nëpërmjet të cilit ishte meruar Zuka, ishte shpallur i jashtëligjshëm nga Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbyesit Civilë të Kosovës -KPMSHC dhe kryearti Ahmeti ishte urdhëruar që në aftin prej dy javë të ndërmarr hapa ligjorë ndajë shkeljeve.

Meqë nuk po zbatohej vendimi i Këshillit, Ruzhdi Gagica kishte kërkuar në Gjykatën Themelore të Prishtinës përmbarimin e vendimit të KPMSHC-së ndaj Komunës së Prishtinës.

Organi i fundit, pas ankesës së Gagicës se i është bërë e padrejtë me rastin e pranimit të punëtorit në pozitën “Shef i personelit”, sipas konkursi të shpallur më 17 shtator 2014, e ka obliguar kryetarin Ahmeti që në afat prej 15 ditësh ta shfuqizojë vendimin e Komisionit për zgjidhjen e kontesteve dhe ankesave, të datës 21 prill 2015, sipas të cilit Gagicës i ishte hedhur si e pabazuar ankesa.

Po ashtu ishte obliguar që të anulohet procedura e rekrutimit sipas atij konkursi si edhe të gjitha vendimet që rrjedhin nga ajo procedurë. KPMSHC-ja, duke u bazuar edhe në ankesën e Gagicës, kishte gjetur se “Komuna e Prishtinës me rastin ka shkelur të gjitha afatet ligjore rreth përfundimit të procedurës dhe se nuk ka njoftuar me kohë për kandidatin e përzgjedhur në këtë pozitë”.

Vendimi i KPMSHC-së, ndërkaq, është marrë më 10 qershor 2015, kurse Gagica, pasi ka konsideruar se janë bërë vonesa në zbatimin e vendimit nga kryetari Ahmeti, e ka dërguar në Gjykatën Themelore të Prishtinës Propozimin për përmbarim të vendimit të KPMSHC-së