Ja si interpretohen masat e qeverisë për situatën e dëborës

08.01.2017 13:18:46

Paaftësia e qeverisë së Edi Ramës dhe dështimi total i përballimit të një situate normale dimri me reshje dëbore, ka bërë që masat e marra të bëhen edhe qesharake.

Duke shfrytëzuar këtë dështim, aktori i njohur Ismet Drishti ka vendosur që të bërë edhe një “edicion të jashtëzakonshëm”, në televizionin e tij, Zjarr Tv.

“Shokë e shoqe mirëmbrëma

Po fillojmë këtë edicion të jashtëzakonshëm të Revistës Televizive.

Kushtet e përkeqësuara të motit, epidemia e gripit rënë në mbarë vendin, situata e rëndë energjetike dhe temperaturat që priten të bien shumë gradë poshtë zeros kanë bërë që Naltgjatësia e tij Edi Rama dhe udhëheqësit e tjerë të lartë të Partisë e të pushtetit të mbledhin shtabin e emergjencave.

Vetë udhëheqësi ynë i lavdishëm kryesoi këtë mbledhje ku u morën masa dhe dolën konkluzione domethënëse që do të zbatohen në ditët në vazhdim për të shmangur çdo lloj pasoje”.