Ja si u prezantua ekspozita e Gjelosh Gjokajt në Beograd vitin e kaluar

25.09.2016 18:16:08

Artisti që ndërroi jetë këtë mëngjes, Gjelosh Gjokaj, kishte mbajtur një ekspozitë vitin e kaluar në Galerinë Haos në Beograd.

Gjelosh Gjokaj ka mbajtur një ekspozitë vitin e kaluar në Beograd, pas 50 viteve, në Galerinë Haos, transmeton lajmi.net

Ekspozita kishte shfaqur punë të selektuar nga opusi i gjerë i pikturave të artistit.

“Gjelosh Gjokaj konsiderohet si njëri nga artistët dhe piktorët grafik më të rëndësishëm në Ballkan. Ai  është një artist i fantazisë lirike, abstraksionit dhe vizionit surreal. I lindur në një fshat afër Podgoricës, Gjokaj ka krijuar në Augsburg, Romë, Beograd, Prishtinë dhe Cetinje. Që nga viti 1963, Gjkoaj ka marr pjesë në 62 ekspozita grupore ndërkaq 53 i ka pasur solo, në të gjitha kontinentet dhe puna e tij është e koleksionuar në muzetë dhe galeritë më të famshme botërore”, shkruante belgradian.com.