Jack Smith emërohet Prokuror i Gjykatës Speciale

07.05.2018 13:41:40

Jack Smith u emërua sot Kryeprokuror i Gjykatës Speciale.

Jack Smith nga Shtetet e Bashkuara ka përvojë të gjerë si prokuror i lartë me të gjitha aspektet e hetimeve dhe ndjekjeve penale.

Smith vjen pas David Schwendiman, i cili e liroi pozitën e tij si prokurori i parë special më 31 mars 2018.

“Emërimi i Jack Smith sinjalizon mbështetjen e vazhdueshme nga Bashkimi Evropian dhe vendet e treta kontribuuese për punën e Dhomave të Specializuara dhe Prokurorisë Speciale në përmbushjen e mandateve të tyre përkatëse”, thuhet në njoftimin e BE-së.

Autoriteti i emërimit është Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) në Kosovë.

Prokuroria e Speciale u krijua në shtator 2016 për të kryer hetimet në pretendimet e përfshira në të ashtuquajturën raportin Marty në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në janar 2011