Atifete Jahjaga: Kosova ende larg mbylljes se hendekut gjinor

Atifete Jahjaga: Kosova ende larg mbylljes se hendekut gjinor

20.03.2017 16:45:11

Me rastin e javës së gruas, ish- presidentja e vendit, Atifete Jahjaga  ka deklaruar se shoqëria e Kosovës është  duke u vetëdijesuar për rolin dhe kontributin e gruas, derisa ka theksuar se ende  jemi larg për ta bërë këtë ndryshim dhe për ta mbyllur hendekun gjinor.

Ai tha se ne mund të krenohemi si shteti i parë në rajon me grua presidente.  “Me kryetaren e parë të një komune, grua. Me kuotën e përfaqësimit të gruas në parlament.  Por, të gjitha këto arritje zbehen dhe zhbëhen për secilën prej nesh kur jemi dëshmitarë të dramës nëpër të cilën po kalon Shyhrete Berisha. Shyhretja, si shumë gra të Kosovës, e ka paguar shtrenjtë çmimin e lirisë. E plagosur fizikisht dhe e vrarë emocionalisht, Shyhretja ka mbijetuar fare rastësisht, e lënë për të vdekur, e mbuluar me trupat e pajetë fëmijëve e bashkëshortit të saj në kamionin ku forcat serbe i kishin ngarkuar anëtarët e familjes Berisha nga Suhareka”, tha  ajo.

Jahjaga, ndërkaq, deklaroi se ende jemi larg për ta bërë këtë ndryshim dhe për ta mbyllur hendekun gjinor.

“Sipas të dhënave, 60% e të diplomuarve në universitetet në Kosovë janë femra. Por, vetëm 21% e femrave kërkojnë punë krahasuar me 61% të mashkujve.  Ky raport është goxha shqetësues edhe kur bëhet fjalë për pozita të larta në sektorin publik, menaxhment, apo në legislativ ku vetëm një në gjashtë persona që kanë pozita udhëheqëse në këto fusha është grua. Mosbarazi edhe më e madhe ekziston në përbërjen e qeverisë së Kosovës, ku vetëm 10% e ministrive udhëhiqen nga gratë”, tha  Jahjaga .

Pjesëmarrja e grave në sektorin e sigurisë është po ashtu tejet e ulët, shtoi ajo. “Vetëm 14% e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës janë gra, ndërsa vetëm 9% e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë femra.  Këto shifra flasin për një nevojë shumë të madhe për t’i fuqizuar më shumë gratë në vendin tonë, sepse gratë historikisht kanë qenë pjesë e rëndësishme e procesit shtet-bërës në Kosovë?, tha ish-presidentja Jahjaga.