Jahjaga takon Mbretin Abdullah të II-të të Jordanisë, flasin për marrëdhëniet e shkëlqyeshme mes dy shteteve

22.10.2019 10:15:32

Gjatë vizitës në Mbretërinë Hashemite të Jordanisë, ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga u takua me lartmadhërinë e tij Mbretin Abdullah të II-të në Pallatin Al Husseiniya.

Sipas njoftimit për media aty biseduan për marrëdhëniet e shkëlqyeshme mes dy shteteve dhe për zhvillimet e bëra drejt emancipimit të grave dhe vajzave, inkuadrimit të tyre në procese vendimmarrëse dhe për hapat e ardhshëm në këtë drejtim.

Jahjaga falënderoi Mbretin Abdullah të II-të për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe për ndihmën e dhënë gjatë kësaj periudhe.