Jahmir Hyka shpërthen me dy gola në Izrael

24.04.2019 11:34:25

jo shumë pozitiv, për shkak edhe të një dëmtimi, që e mbajti larg fushave për shumë muaj, Jahmir Hyka shpërthen me një dygolësh dhe rikthen Macabbi Netanya te fitorja në kampionatin izraelit pas 5 ndeshjes.

Lojtari i Kombëtares shqiptare kishte zhvilluar një sezon me probleme deri para sfidës ndaj Hapoel Hadera, pasi numëronte në total vetëm 311 minuta të luajtura dhe asnjë gol të shënuar. Megjithatë 31-vjeçari shqiptar spikati në sfidën e fundit, të cilën e nisi si titullar, duke shënuar dy herë në harkun e 21 minutave në pjesën e parë.

Hyka realizoi golin e parë dhe të 3-in në fitoren 3-2 të Netanya ndaj Hapoel Hadera. Këto ishin dhe dy golat e parë të Hykës në kampionatin izraelit, ku u transferua në janar të këtij viti,  me shtatshkurtrin shqiptar që riktheu skuadrën e tij te fitorja, një sukses që mban gjallë shpresat e Macabbi Netanya për t’u kualifikuar në Europa League sezonin e ardhshëm.