Jakimoski: Po shihet fundi i krizës, qytetarët do sjellin vendim të rëndësishëm

24.10.2016 22:03:01

Pas takimit të sotëm mes liderëve të partive nga koalicioni “Për Maqedoni më të mirë”, Stevço Jakimovski deklaroi se sikur në vitin 1992 që u vendos për referendumin se a do të ndahet Maqedonia nga Jugosllavia apo jo, është edhe ky moment po aq i rëndësishëm, në të cilin qytetarët duhet të sjellin vendim.

“Ne mendojmë se nuk duhet t’i shpërndajmë forcat, por përkundrazi duhet të përqendrohemi dhe të vendosim për perspektivën e Maqedonisë. Për këtë arsye gjithçka që do të bëjmë në terren është t’i bindim qytetarët të votojnë këtë koalicion”, deklaroi Jakimoski.