“Jam djalli dhe më pëlqen të vras”/ Rrëfimi i pabesueshëm i vrasëses së kartelit të drogës

10.10.2019 10:20:23

Një femër, vrasëse e një karteli droge i ka dhënë vetes pseudonimin “Djalli” si dhe ka rrëfyer se i pëlqen të vrasë njerëz, përfshirë gratë shtatzëna.

Në një intervistë, për britaniken Channel 5, ajo ka treguar se për herë të parë ka vrarë kushëririn e saj në moshën 15-vjeçare.

Kolumbiania gjatë intervistës ka treguar se vetëm para 8 ditësh kishte copëtuar një person dhe ia kishte hedhur trupin në det, sepse nuk kishte pranuar të vriste një person tjetër.

Sot, 25 vjeçe, duke folur përmes një maske, ajo zbuloi se ishte tërhequr në një jetë krimi për shkak të realitetit të tmerrshëm të jetës së kartelit në Kolumbi: “të vriste apo të vrit