James Rodriguez drejt Manchester United

09.01.2017 18:42:37

James Rodriguez vendosi që të mos largohet nga Reali i Madridit në merkaton e Janarit, kjo edhe për faktin se Los Blancos nuk dëshironin të privoheshin nga shërbimet e mesfushorit kolumbian në këtë periudhë. Gjithsesi në verë është pothuajse i sigurtë largimi i 25-vjecarit nga Santiago Bernabeu. Edhe pse do të provojë të fitojë sërish vendin e titullarit te skuadra merengues, gjasat janë që në verën e ardhshme, James Rodriguez ti japë lamtumirën Realit të Madridit. Për ish lojtarin e Portos dhe Monacos interesohen shumë klube të mëdha, duke filluar që nga Manchester United për të vazhduar me Chelsea-in, Interin e Bayern Munich.

Gjithsesi duke iu referuar lajmeve që vinë nga Anglia destinacioni i ardhshëm i yllit të Los Cafeteros do të jetë Premier League angleze. Nëse përpara disa javësh ishte Chelsea skuadra që kishte më shumë shanse për të firmosur me lojtarin tashmë në pole-position janë Djajtë e Kuq. James Rodriguez pëlqehet sëtepërmi nga trajneri i Manchester United, Jose Mourinho. Ed Woodward, zëvendëspresidenti i Djajëjve të Kuq ka kontuktuar nga afër menaxherin e lojtarit Jorge Mendes i cili i ka ndezur dritën jeshile për një kalim të mundshëm të klientit të tij në Old Trafford. Për të lënë të lirë, James Rodriguez, Reali i Madridit kërkon rreth 70 milionë Euro por ky operacion merkatoje mund të mbyllet me sukses edhe për një shifër disi më të ulët.