Janë sulmuar fizikisht dy policë

07.12.2017 11:05:15

Dy policë janë sulmuar fizikisht nga një person. Sulmi fizik ndaj policëve ka ndodhur në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.

“Është arrestuar i dyshuari, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë gjatë kryerjes së detyrës”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Në raport thuhet se personi që i ka sulmuar policë është liruar.

“Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raport.