Januz Sejdiu është zhdukur që nga e premta

31.07.2016 12:26:48

13906610-1290038691008275-6417279291432833593-n-1469959505-2533851Januz Sejdiu nga fshati Prulloc, Komuna e Skenderajt, është zhdukur që nga e premtja, diku pas orës 18:00.

Familjarët e tij janë të shqetësuar dhe e kanë lajmëruar rastin në Polici, por ende askush nuk di asgjë për të.

Lajmi.net mëson se ai punonte si taksist me një kombi privat, dhe momenti i fundit që e kanë parë është disa nga pasagjerët e tij kur i ka dërguar në QKUK.

Ai është vetëm 29 vjeçar, beqar dhe gjëra e tij bashkë me kombin janë gjetur pranë QKUK’së, te FARMED. Në këtë lloj veture, mësohet se janë gjetur edhe gjërat e tij personale, si kuleta, dokumentet e edhe telefoni.

Familjarët e tij i kanë thënë lajmi.net se nëse dikush e ka parë ose di diçka të lajmërohen në numrin : 049 – 431 – 151